Pas eliminimit nga shtëpia e famshme, Graniti tha se i kërkoi Fifit ta premtoj se ajo do ta fitoi çmimin e madhë

by admin
Spread the love

Në prajmin e mbrëmshëm (e premte ) të Big Brother VIP, u eliminua Granit Cana.

Rrugëtimi i tij brenda shtëpisë përfundoi pas më shumë se një muaji qëndrim i cili ishte edhe ndër banorët e parë që kishte hyrë në spektakël.

Pas eliminimit ai është drejtuar në skenën e spektaklit ku edhe u pyet nga prezantuesja, Arbana Osmani, për eksperiencën e kaluar.

Duke u shprehur se është mërzitur dhe nuk është i kënaqur që mbaroj kaq shpejt për të, Graniti po ashtu ka komentuar raportin e tij me këngëtaren, Filloreta Raçi.

Dyshja ishin ndër banorët më të komentuar, dhe fillimisht ishte menduar se mes tyre po lind një raport më shumë se shoqëror, kjo gjë u ndërpre javëve të fundit, kur Graniti deklaroi se e sheh vetëm si shoqe.

Por, ata vazhduan të mbesin miq dhe të afërt me njëri-tjetrin, dhe pas daljes nga shtëpia e BBV, Graniti u shpreh se nga Fifi ka kërkuar që t’i premtoi se ajo do ta fitoi çmimin e madh.

“Të them të drejtën, dy-tri ditë para se me dalë i thash Fifit të lutem më premto që do të dalësh si fituese”, është shprehur tutje Graniti derisa tha se edhe Fifi ia premtoj se do të bëjë gjithqka që ta fitoj.

Kujtojmë që Cana është banori i pestë me radhë që largohet nga shtëpia e famshme, ndërkohë banorët e tjerë po vazhdojnë garën për çmimin e madh prej 100 mijë eurosh.


You may also like