Pas eleminimit të Dagz, PM ka diçka për t’i thënë “gjysmës” së tij

by admin
Spread the love

Mbrëmja e djeshme në “Big Brother VIP Albania” solli një eleminim të dyfishtë. Pas Xheisarës, që u largua e para, një zinxhir shpëtimesh bëri që Einxhel e Dagz të shkonin në televotim e ky i fundit të eleminohej.

Në shtëpi, largimi i tij shkaktoi tensione, pasi shumë prej miqve të tij zgjodhën emra tē tjerë e jo atë.

Sakaq, mbase “më i lumturi” nga të gjithë ishte PM, miku i tij që doli para pak javësh nga shtëpia.

Ai ka postuar një “Instastory” mbrëmjen e djeshme ku ka shrehur krenarinë për Dagz, si dhe deklaron kohën e ribashkimit fizik dhe profesional të dyshes.

“Proud with you bro. Tash osht koha #ItsPMandDagz. I love you bro, deri n’vdekje bashke”- ka shkruar teksa ka publikuar një foto të tyre duke u përqafuar gjatë hyrjes surprizë të PM në shtëpi.

Kujtojmë se dy djemtë hynë si një konkurrent i vetëm në shtëpi. Megjithatë, kur ata u zgjodhën nga publiku si të eleminuar, patën mundësinë që secili prej tyre të garonte më vete. Publiku riktheu në shtëpi Dagzin, rrugëtimi i të cilit përfundoi mbrëmjen e djeshme.

Asokohe, u përfol shumë se zgjedhja e Arbrit për t’u rikthyer ishte një “tradhti” dhe se mes tij e Pajtimit kishte hatërmbetje. Por çunat na treguan edhe një herë se shoqëria e tyre vlen më shumë se gjithçka, për të dy ata…

 


You may also like