Pas dy javësh pa asnjë rast me COVID në Spitalin e Pejës, dy persona kërkojnë trjatim mjekësor

by admin
Spread the love

Dy persona janë duke marrë trajtime mjekësore kundër COVID-19 në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, aty ku për më shumë se dy javë nuk ishte i shtrirë as edhe një pacientë i vetëm me COVID.

Këta dy pacientë, siç thonë nga ky spital, nuk ishin të vaksinuar.

“Pas më shumë se dy javë që nuk kishe pacientë me Covid-19, në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë nga dje kemi përsëri dy pacientë duke i trajtuar për Covid-19. Të dy pacientët janë të pavaksionuar. Përndryshe furnizimi nga lista esenciale me barna  vazhdon të jetë stabil dhe furnizim shumë i mirë”, thuhet në njoftimin e Spitalit të Përgjithshëm të Pejës.

You may also like