Pas diskutimit për momentin kur i ra të fikët brenda BB VIP, Fifi përlotet dhe largohet nga studio

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Sonte (e premte) po bahet puntata e dytë e post Big Brother VIP.

Të ftuar në studion e spektaklit janë shumica e banorëve që ishin pjesë e shtëpisë së famshme, ndërsa kanë rikthyer në vëmendje debatet dhe situatat e ndryshme që kanë ndodhur gjatë qëndrimit brenda.

Në mesin e tyre është rikujtuar edhe momenti kur Fifi kishte humbur ndjenjat gjatë transmetimit live të spektaklit, ndërsa të nesërmen ajo u largua përfundimisht nga shtëpia.

Këngëtarja vendosi të largohet nga BB VIP sepse I duhej të kujdesej për shëndetin e saj, por rikthimi në vëmendje i kësaj situate ka bërë që Fifi të largohet edhe nga studio e post BB VIP.

Ajo u shpreh se nuk ndihet mirë të diskutonte sërish për këtë temë dhe ka kërkuara të largohet nga studio.

“Nuk dua të flas, nuk ndihem mirë”, u shpreh Fifi, më pas ndërhyri Arbana për të ndryshuar temën e diskutimit.

Vendimi i saj që të largohet nga studio ka ngjallur diskutime tek ish-banorët, disa nga të cilët e kundërshtuan këtë duke thënë se Fifi duhej të qëndronte dhe të ballafaqohet me këtë debat.


You may also like