Pas dedikimit për Borën, fansat postojnë prova se kënga e re e Donaldit është për Trixën

by admin
Spread the love

Aktori Donald Veshaj iu fut edhe muzikës pas spektaklit në Big Brother VIP.

“Nuk je” është kënga e parë e tij për të cilën fansat janë të bindur se është një dedikim për moderatorën e njohur, Bora Zemani, pasi në fund të këngës shfaqet numri 5, datë e lidhjes së ish – qiftit.

 

Artisti para disa ditësh ka njoftuar se është në përgatitje të këngës së dytë në bashkëpunim me binjakun e tij Romeo Veshaj dhe mikut tyre të ngushtë, këngëtarit Elgit Doda.

Aktori i humorit ka publikuar një fragment të këngës së tij në “Instagram”, ku dëgjohet që përdor frazën “anormale”, të cilën shpeshherë ja ka thënë Beatrixës brenda Big Brother VIP.

Dhe për këtë gjë fansat janë të bindur se është dedikim për këngëtaren kosovare.

 

 


You may also like