Pas debateve për “Sunny Hill”, Dua bën dedikimin e veçantë për babanë e saj – Shqip

by admin
Spread the love

Mes urimeve të shumta në rrjetet sociale në ‘Ditën e Baballarëve’ nuk mund të mungonte as ai i Dua Lipës.

“Dita e Baballarëve” nuk është një festë shumë e njohur në vendin tonë, por në shumë vende festohet ashtu si ‘Dita e Nënës’.

Me këtë rast këngëtarja me famë botërore ka publikuar në rrjetet sociale një foto të para shumë viteve kur ishte ende fëmijë, teksa Dukagjini e mban në krahë.

“Gëzuar ditën e baballarëve legjendë absolute. Të dua!”, ka shkruar ajo krah fotos.

Më pas ka ndarë një tjetër foto krah të atit të shkrepur gjatë pushimeve të vitit të kaluar.

Postimi i Duas vjen mes rrëmujës dhe debateve të shumta që shkaktoi në Shqipëri e Kosovë transferimi i “Sunny Hill” nga Prishtina në Tiranë.

Vetë Dua Lipa ka zgjedhur të heshtë. I vetmi reagim i saj ka qenë repostimi i lajmërimit të faqes zyrtare të “Sunny Hill” në Instagram ku shkruhej rreth ndryshimit të vendndodhjes.

Babai i saj pas letrës publike, ku ia delegonte gjithë fajin qeverisë së Kosovës, nuk i është përgjigjur asnjë aludimi apo pikëpyetjeje tjetër.

You may also like