Pas daljes së Beatrix kjo banore iu “qep” Donaldit këmba këmbës – Shqip

by admin
Spread the love

22:49 | 3 Shkurt 2022

I eliminuari i javës së kaluar ishte balerini, Dritan Brama.

I ftuar sot në emisionin e moderatores, Bieta Sulo, “Ftesë në 5”, Tani ka treguar detaje nga eksperienca e tij brenda shtëpisë së famshme, shkruan lajmi.net.

Ish banori i “Big Brother VIP”, u pyet se a ka parë ndonjë romancë sa ka qenë aty banorë dhe nuk hezitoi të jepte mendimin e tij.

Lexo edhe:

Einxhel thotë se Donaldi e ka përdorur për lojë lidhjen me Bora Zemanin

Tan Brama tha se Egzona ka qenë ajo për të cilën ai ka dyshuar se po ndjen diçka për Donaldin.

“Egzona erdhi nga jashtë sikur nuk ka ndodhur asgjë dhe iu qep Donaldit këmba-këmbës. I bënte përshtypje dhe rrinte gjatë gjithë kohës me Donaldin, gjithë kjo shoqëri mbas ikjes së Trixës thash, pa e gjykuar por kështu mendova”, tha ai.

Shiko videon nga minuta e 16:48./Shqip/


You may also like