Pas çunave “problematikë”, Damian Gjiknuri u flet “çunave të Londrës”: Keni marrë rrisqe, legalizoni paratë në Shqipëri

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Damian Gjiknuri, numri dy i Partisë Socialiste u ka bërë thirrje emigrantëve shqiptarë në Londër që të legalizojnë paratë e tyre në Shqipëri. Gjatë një vizite në Londër me deputetët Blerina Gjylameti dhe Lavdrim Krashi, Gjiknuri tha se ‘çunat e Londrës’ janë njerëz si të gjithë të tjerët dhe amnistia fiskale është mundësia e tyre perfekte për të legalizuar paratë e tyre në vendin tonë. Video e takimit u publikua nga ALB UK dhe mund ta shihni KETU.

“Ka burokraci, paragjykim, se kështu është bota, jo erdhën çunat e Londrës, jo erdhën çunat e Londrës, pse more çfarë kanë çunat e Londrës, njerëz si të gjithë janë, janë njerëz që kanë marrë rrisqet e tyre, duan të ndërtojnë jetën e tyre. Ama kjo është një mundësi shumë e mirë, keni mundësi të legalizoni paratë tuaja, të investoni në Shqipëri, me një pagesë minimale taksash,”– tha Gjiknuri ndër të tjera.

Amnistia Fiskale është propozuar nga qeveria për konsultim publik dhe parashikon që kushdo mund të pastrojë deri në 2 milion euro përkundrejt një takse. Nga amnistia janë përjashtuar subjektet e OFL dhe ish zyrtarë të lartë, si deputetë ministra, prokurorë, gjyqtarë etj.

Opozita e ka kundërshtuar projektin sepse e shndërron Shqipërinë në një lavatriçe të parave të krimit, por Rama thotë se kësaj radhe do ta kalojë në parlament.

You may also like