Pas 3 muajsh do dalësh nga shtëpia, ka njerëz që e vazhdojnë lojën jashtë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Dita e hënë është shoqëruar me debate e diskutime të forta në shtëpinë e Big Brother VIP, ku disa prej konkurrentëve janë përplasur me njëri-tjetrin. Sigurisht, kryefjalë edhe ditën e sotme ka qenë këngëtari Luiz Ejlli, i cili është përballur me një deklaratë kërcënuese nga aktori Amos Zaharia.

Në një video që po qarkullon së fundmi në rrjete sociale, Amos kërcënon hapur Luizin për kohën kur të jenë jashtë shtëpisë së “Big Brother VIP”.

Amos: E di mo Luiz po do dalësh pas 3 muajsh nga kjo shtëpi
Luiz: Edhe? Çfarë ndodh?
Amos: Si dihet, ka njerëz që e vazhdojnë lojën jashtë mureve të kësaj shtëpie
Luiz: Asgjë s’më bën mua! Aty loz ndryshe unë pastaj
Amos: Do bëhet problematike!

Kujtojmë që në një bisedë me Kristin, aktori ka përshkruar një skenë horror duke treguar se si do të dënonte Luizin nëse do t’i jepej mundësia. Ai thotë se do ta çonte në një mal, ku pasi ta zhvishte lakuriq, do ta xhironte dhe do i thonte të kërkojë falje.

Kristi: Çfarë do t’i bëje? Do ta vrisje?

Amos: Jo, nuk do ta vrisja. E di unë se çfarë do t’i bëja, atë që meriton. Do ta çoja në mal, do ta zhvishja lakuriq, do ta xhiroja, do t’i thoja kërko falje. Pastaj shikoje ti, i jep më gojës…

You may also like