Pas 15 vitesh, nesër zhvillohet “El Clasico” i parë pa Messin dhe Ramosin

by admin
Spread the love

Nesër do të shohim një “El Clasico” pa Messin dhe Sergio Ramos pas plot 15 vitesh të cilët sot ndajnë dhomat e zhveshjes bashkë në Paris.

Nëse krahasojmë të dyja ekipet, Barcelona ka një moshë mesatare prej 26 vjeç e 174 ditë, e cila e bënë ekipin e tretë më të ri në moshë në La Liga.

Ndërsa nga ana tjetër Reali ka një moshë mesatare prej 28 vjeç e 20 ditë.

Gjithësesi , në sfidën e nesërme do të shohim Barcelonën me Ansu Fati, Pedri ,Gavi apo Dest të cilët do të sfidojnë Vinicius Junior, Rodrygo, Mariano Diaz, Camavinga apo Valverde.

Pra, do të shohim një “El Clasico” që me shumë mundësi do të vendoset nga të rijntë e të dyja palëve.

You may also like