“Pas 1125 ditësh e netësh rikthehem në Orizarën time” Feta Alimi mesazh dashamirësve të tij

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Feta Alimi ka njoftuar se tashmë do të rikthehet në Orizarë për një vizitë 3 ditore. Lajmin e ka bërë me dije vetë Alimi nëpërmjet rrjeteve të tij sociale me një mesazh të shkurtër.

“Pas njimij e njiqind e njëzet e pes ditë e netë (1.125 ) do të jem nesër në Orizaren time në një vizit tre ditore! Mirupafshmi familjar bashkëfshatar miq e dashamirë.”, ka shkruar ai.

Feta Alimi është personi që në ngjarjet e 27 Prillit ia shpëtoi jetën kreut të Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela. Ky i fundit, shpesh e ka përmendur se “ja ka borxh jetën Feta Alimit”, ndërsa burgosjen e tij e ka cilësuar si rast të montuar politik, si burgosje të qëllimshme si presion politik ndaj tij dhe subjektit që ai e drejton.

You may also like