Partizanit i mungoi shënjestra, shpreson për Hotin kundër Kukësit

by admin
Spread the love

Starti më i mirë i dekadës së fundit nuk mjafton për Partizanin. Të kuqtë e dinë shumë mirë që për të qëndruar në majën e tabelës në fundin e kampionatit ka shumë pengesa dhe vështirësi.

Pas 3 fitoresh radhazi, u shtangën në “Elbasan Arena” nga Erzeni që po bën mrekullinë në këtë fillim sezoni. Por jo gjithçka është për t’u hedhur nga performanca e “demave”. Krijuan raste dhe volum loje pafund, por nuk ditën që ta gjenin rrugën e rrjetës.

Skuka nuk ishte në formën më të mirë fizike por shtrëngoi dhëmbët për të qëndruar në fushën e lojës sepse nëse do të humbte dhe bomberin, atëherë Kolela do të kishte më shumë dhimbje koke kundër ekipit me mbrojtjen më të mirë në kampionat.

Por as prezenca e dibranit nuk mjaftoi për të shënuar. Partizani kishte më shumë nevojë për fantazi dhe shpreson që Hoti të rikthehet për duelin e rëndësishëm kundër Kukësit. Matondo gjithashtu ishte një mungesë e rëndësishme për Erzenin.

Tani kalendari bëhet më i vështirë dhe pas transfertës me verilindorët vjen derbi me Tiranën. Por nuk ka vend për këmbana alarmi, sepse fillimi i kampionatit ka qenë i kënaqshëm për kryeqytetasit. Por të gjithë e dinë se rruga drejt titullit nuk është e lehtë, por një malore që kërkon shumë impenjim. / Oversport.tv

You may also like