Partizani vazhdon përgatitjet në Turqi, njofton tre miqësore në Antalia

by admin
Spread the love

Partizani po shfrytëzon ndalesën e Botërorit dhe është duke zhvilluar një fazë përgatitore në Turqi, në qytetin e Antalias. “Demat e Kuq” po vijojnë me përgatitjet, ku së fundmi kanë zyrtarizuar edhe tre sfida miqësore.

Fillimisht të besuarit e Giovanni Colellas do të përballen me Nassaji Mazandaran më datë 30 nëntor. Më pas të kuqtë do të vihen përballë Sivassporit më datë 2 dhjetor, ndërsa do të mbyllin ndeshjet miqësore me një sfidë ndaj Umraniyespor.

Me këta të fundit Partizani do të ndeshet më datë 4 dhjetor. Partizani kërkon ta shfrytëzojë në maksimum këtë ndalesë së kampionatit për të rikuperuar energjitë, pasi lufton në “Abissnet Superiore” për titullin kampion, ku momentalisht ndodhen në krye të tabelës së klasifikimit së bashku me rivalët e përjetshëm të Tiranës. /oversport.tv

You may also like