Partizani mendon për merkaton, nisin bisedimet për të rikthyer një sulmues

by admin
Spread the love

Partizani lufton për titullin kampion në “Abissnet Superiore” dhe për këtë arsye kërkon të forcojë ekipin në merkaton e janarit. Një emër që po flitet së fundmi për të ardhur te “Demat e Kuq” është një ish si Eraldo Çinari.

Sipas asaj që raporton “Panorama Sport”, Çinari nuk po kalon aspak një periudhë të mirë te Samsunspor dhe është në tratativa me të kuqtë që të rikthehet në kryeqytet. Palët janë duke biseduar, por ende nuk është arritur një marrëveshje për këtë transferim.

Çinari nuk po aktivizohet me Samsunspor prej një kohe relativisht të gjatë dhe kërkon të rikthehet te “Demat”. Shkodrani u largua nga Partizani një vit e gjysmë më parë dhe tashmë është gati të rikthehet me një rol protagonisti, pasi Partizani po lufton për titullin kampion. /oversport.tv

You may also like