Pas paraqitjeve të dobëta në Kupat e Europës qarkullonin zëra për një largim të mundshëm të tij, por pak minuta më parë Partizani ka njoftuar se ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin Dritan Mehmeti.
Palët janë ndarë në paqe, duke ndërprerë me konsensus bashkëpunimin e tyre. Kur kanë mbetur edhe pak ditë nga fillimi i kampionatit, Partizani duhet të vendosë se kujt do ti besojë pankinën këtë sezon.
“FK Partizani njofton përfundimin e bashkëpunimit me trajnerin Dritan Mehmeti. Në prag të startit të kampionatit, drejtuesit dhe trajneri Mehmeti kanë zhvilluar një takim, në përfundim të të cilit palët kanë vendosur të ndahen miqësisht dhe të ndërpresin bashkëpunimin mes tyre.
Partizani falënderon Dritan Mehmetin për punën dhe kontributin e dhënë përgjatë gjithë periudhës si pjesë e klubit dhe së fundmi në drejtimin e ekipit të parë, duke i uruar njëkohësisht shumë suksese në të ardhmen”, shkruhet në njoftimin e klubit. / Oversport.tv