Partizani “blindon” Skukën, sulmuesi rinovon kontratën për tre vite

by admin
Spread the love

Partizani ka rinovuar kontratën me një nga lojtarët më të rëndësishëm të ekipit në startin e këtij sezoni. “Të kuqtë” dhe Xhuliano Skuka do të vazhdojnë bashkëpunimin e tyre edhe për tre vitet e ardhshme.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi kryeqytetas me anë të një postimi në faqen zyrtare. Në të thuhej se Skuka ka firmosur një kontratë që do ta mbajë lidhur me Partizanin deri në vitin 2025.

“FK Partizani me kënaqësi njofton zgjatjen e bashkëpunimit me Xhuliano Skukën. 24-vjeçari dhe drejtuesit kanë nënshkruar sot kontratën e re të vlefshme deri në vitin 2025, duke konkretizuar pozitivisht të ardhmen e sulmuesit te Partizani.

Rinovimi i kontratës erdhi me dëshirën e të dyja palëve, fakt i cili pasqyron më së miri besimin dhe korrektësinë e marrëdhënies Klub – Lojtar”, shkruhej në postimin e Partizanit. /oversport.tv

You may also like