Partitë shqiptare në Maqedoni nuk kanë nevojë për ndikime nga jashtë – Shqip

by admin
Spread the love

Sipas analistit Ismet Ramadani, ndërhyrja e kryeministri të Kosovës në koalicionin opozitar shqiptar ka përshpejtuar ngjarjet brenda ASH-së. Ai e quan të gabuar këtë ndërhyrje dhe e krahasoi me ndërhyrjen e Sali Berishës në përçarjene PPD-së në vitet 90.

“Ne në këto vite kemi ndërtuar politikanë cilësorë. Edhe në LEN ka edhe udhëheqës edhe në struktura të partive njerëz që kanë përvojë institucionale, si kryetarë komunash, deputetë, ministra e kështu me radhë. Ne kemi 8-9 parti, por të gjitha janë parlamentare. D.m.th. janë parti institucionale. Nuk kanë nevojë për ndërhyrje nga jashtë”, theksoi Ismet Ramadani./tvklan.mk

You may also like