Partitë maqedone në Strugë kundër pllakës përkujtimore për mikpritjen e vëllezërve kosovarë më 1999

by admin
Spread the love

Propozimi për vendosjen e një pllake që do të kujtojë mikëpritjen që struganët u rezervuan mijëra shqiptarëve të Kosovës në vitin 1999 kohë në të cilën Kosova ishte në luftë nuk është pritur mirë nga partitë maqedonase në Këshillin komunal të Strugës, raporton Strugalajm.com.

Ky propozim i ardhur nga Konsullata e Kosovës në Strugë i ëshrë propozuar në rrugë zyrtare Komunës së Strugës për të cilin do të duhet të shprehet Këshilli komunal i Strugës, jozyrtarisht sic mëson strugalajm.com nga burime brenda këtij organi nuk ka marr mbështetjen nga këshilltarët e të dy partive maqedonase të paktën ky ka qënë disponimi në Komisionin gjegjës që pregadit rendin e ditës për seancën e radhës.

Në këtë pllakë përkujtimore që do të vendosej në qytetin e Strugës me propozim të Kosovës do të evokohej mirënjohja e përjetëshme për Strugën dhe struganët si një shenjë kujtimi dhe faliminderimi për mikëpritjen që gjetën shqiptarët e Kosovës në Strugë në vitin 1999 kohë kur Kosova përjetonte maskarat gjenocidin dhe luftën.

Jozyrtarisht këshilltarët maqedonas kanë kërkuar që ky propozim të kalojë filtrin e votimit të dyfishtë, apo sic njihet ndryshe votimi sipas parimit të Badinterit.

You may also like