Partia e Jabllanoviqit thotë se serbët e Kosovës po përgjohen dhe xhirohen ilegalisht

by admin
Spread the love

Partia Serbe e Kosovës, e drejtuar nga Aleksandar Jabllanoviq, pretendon se qytetarët serbë të Kosovës po përgjohen nga Partia Përparimtare Serbe e Aleksandar Vuçiqit dhe Lista Serbe e Goran Rakiqit, shkruan EkonomiaOnline.

“Njoftojmë qytetarët e Leposaviqit se nga data 27
nëntor 2021 janë në regjimin e përgjimit dhe regjistrimit të paligjshëm nga
Partia Përparimtare Serbe (Lista Serbe). Kjo tentativë për filmim dhe vëzhgim
të paautorizuar të qytetarëve dhe veturave në qendër të Leposaviqit nuk mund të
mbetet pa reagimin e Partisë Serbe të Kosovës”, thuhet në reagimin e
partisë.

Ata paralajmërojnë se do t’i drejtohen aturoriteteve përkstëse,
prokurorisë dhe Policisë së Kosovës ndaj video-instalimeve të tilla ilegale, si
dhe ndaj individëve që kanë mundësuar instalimi.

“Edhe pse Lista Serbe është parti private, privatësia jonë si qytetar është mbi çdo interes partiak dhe mbi interesin e klanit kriminal të Milan Radoiçiqit, i cili vepron përmes Listës Serbe”, thuhet në reagimin e tyre.

You may also like