Partia Demokratike reagon për primaret e Sali Berishës: Emrat e Komisionit të Rithemelimit nuk kanë asnjë lidhje me ne

by admin
Spread the love

Partia Demokratike ka reaguar pasi Komisioni për Rithemlimin bëri publike emrat për zgjedhjet e 6 marsit. PD shkruan se emrat e shpallur sot nuk janë kandidatë të partisë. Sipas njoftimit, ish-kryeministri Berisha po përpiqet të dëmtojë PD për interesat e tij personale.

Deklarata e PD:

“Partia Demokratike njofton gjithë simpatizantët dhe votuesit e saj se emrat e shpallur sot nga grupimi i Sali Non-Grates, nuk janë kandidatë të PD.  Me farsën e radhës, Berisha po përpiqet të dëmtojë PD për interesat e tij personale. Berisha mund të përdorë çdo njeri për hallin e non gratës së tij, por as ai, dhe as ata nuk kanë më asnjë lidhje me Partinë Demokratike. Ky është përdorimi dhe mashtrimi i radhës që Sali Berisha u bën edhe atyre pak demokratëve që nuk e kanë kuptuar akoma hallin e tij.” shkruan Partia Demokratike.

You may also like