Partia Demokratike Fier takim me strukturat, Luan Baçi bën paralajmërimin e fortë: Në 8 janar protestë të fuqishme

by admin
Spread the love

Gjatë një takimi me demokratët e Fierit, anëtari i Komisionit të Rithemelimit të Partisë Demokratike, Luan Baçi, paralajmëroi se në 8 janar do të jetë një pr**otestë e fuqishme kombëtare kundër Edi Ramës.

Protesta mbështetet dhe nga demokratët e Fierit, të cilët i bëjnë thirrje deputetit Basha të largohet me vullnetin e tij nga zyra deri në 5 janar.

Anëtari i Komisionit të Rithemelimi të Partisë Demokratike, Luan Baçi, deklaroi gjatë një takimi me delegatë dhe anëtarë të kësaj force politike në Fier, se pr*otesta e 8 janarit do të jetë e fuqishme dhe kundër Edi Ramës.

Gjatë takimit të fundvitit me demokratët e Fierit, Luan Baçi u shpreh se dega e PD në këtë qytet do të vijojë punën normalisht, pavarësisht se selia e kësaj force politike edhe në Fier është uzurpuar nga Lulzim Basha.

Edhe demokratët e Fierit u shprehën se Lulzim Basha, duhet të largohet vetë nga zyra, pasi nuk e ka më shumicën dhe delegatët e shkarkuan në Kuvendin e 11 dhjetorit dhe referendumin e zhvilluar një javë më pas.

Pr*otesta Kombëtare e 8 janarit është thirrur nga lideri historik i demokratëve, Sali Berisha, i cili gjatë emisionit “Zonë e Lirë” njoftoi gjithashtu se në këtë datë anëtarët e PD do të marrin selinë, nëse deri në datën 5 janar Lulzim Basha nuk largohet me vullnetin e tij nga zyra.

You may also like