Parlamenti maqedonas miraton propozimin francez, shpresë për integrimin e Shqipërisë dhe RMV

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Kuvendi maqedonas ka miratuar sot propozimin francez për zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë, duke i hapur kështu rrugën procesit të integrimit evropian për RMV dhe Shqipërinë.

Pas 3 ditësh debate në Kuvendin e Maqedonisë së Veriu propozimi është miratuar me 68 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim. Njëkohësisht, në Shkup janë zhvilluar protesta kundër propozimit francez, të cilat janë organizuar nga opozita maqedonase.

Propozimi francez përmban 7 pika. Pjesa që ka nxitur më shumë debate është çështja e gjuhës dhe historia, e cila është pjesë e marrëveshjes për fqinjësi të mirë me Bullgarinë.

Përmes propozimit francez synohet tejkalimi i dallimeve që ka Maqedonia e Veriut me Bullgarinë dhe zhbllokimi i fillimit të bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Europian.

Në pikën e katërt të propozimit francez, krahas detyrimit për realizimin e reformave, theksohet se, “Këshilli në këtë drejtim mirëpret synimin e Maqedonisë së Veriut të nisë dhe të arrijë si çështje me prioritet ndryshimet kushtetuese, me qëllim përfshirjen në Kushtetutë të qytetarëve që jetojnë brenda kufijve të shtetit dhe që janë pjesë e njerëzve të tjerë, si bullgarët”.

Kujtojmë se Shqipëria ka theksuar se do të ndahet nga Maqedonia e Veriut nëse kjo e fundit nuk voton propozimin e Francës.

You may also like