Parlamenti Evropian voton edhe sot lidhur me liberalizimin e vizave për Kosovën

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Komiteti i Parlamentit Evropian për Liritë Civile, Drejtësi dhe Çështjet e Brendshme pritet të votojë edhe një herë për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Sipas agjendës së sotme të Komitetit të Parlamentit Evropian për Liritë Civile, Drejtësi dhe Çështjet e Brendshme, votimi për liberalizimin e vizave për Kosovën pritet të bëhet nga ora 09:30 deri në orën 12:30, njofton Shqip.

Ndërsa do të raportojë eurodeputeti holandez, Thijs Reuten, i cili është raportuesi i Parlamentit Evropian për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Kujtojmë se më 9 mars, Këshilli i Ministrave të BE-së ka miratuar në lexim të parë propozimin për lëvizjen pa viza për qytetarët e Kosovës. Procedura e radhës u bart në Komisionin për Liritë Civile, Drejtësinë dhe Çështjet e Brendshme (LIBE) për një votim të sërishëm.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS

klankosova.tv

klankosova.tv

You may also like