Parlamenti bullgar ashpër dënon dhunën ndaj bullgarëve në RMV – Shqip

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

NESËR SHPËRBËHET PARLAMENTI – ZGJEDHJET MË 2 PRILL

Me 184 vota “për” dhe 1 “të përmbajtur”, sic njofton KlanM, Deputetët në parlamentin bullgar miratuan deklaratën ku ashpër dënohet retorika antibullgare në RMV.

Në këtë Rezolutë, praktikisht bashkohen të gjitha projekt-deklaratat e katër partive dhe koalicioneve në Bullgari – GERB, “Vazhdojmë me Ndryshimet”, “Rilindja” dhe “Bullgaria Demokratike”, siç thuhet, lidhur me “eskalimin e tendencave agresive anti-bullgare dhe dhunës ndaj qytetarëve që deklarohen si bullgarë në RMV”.

Në deklaratën prej 9 pikëve, sic njofton KlanM, kategorikisht dënohen aktet e dhunës ndaj Bullgarëve në RMV, në veçanti, sic thuhet, vepra e rëndë ndaj Bullgarit, Hristijan Pendikov.

-Shprehen shqetësime se eskalimi i fushatës anti-bullgare mund ta cënojë futjen e Bullgarëve në Kushtetutën e RMV-së, zhvillimin e proceseve demokratike dhe rrugës së saj drejt anëtarësimit në BE, që, siç thuhet në Deklaratë, u shërben interesave të vendeve të treta.

Gjithashtu, sic njofton KlanM, në Deklaratë potencohet se mbrojtja e të drejtave të shtetasve bullgar dhe qytetarëve që deklarohen si Bullgarë në RMV, duhet të granatohet përmes përdorimit të plotë të instrumenteve të konstatuara në kornizën negociuese të miratuar nga BE-ja.

Deklarata për Maqedoninë e Veriut, sic njofton KlanM, është miratuar në seancën e fundit plenare, para shpërbërjes së nesërm të Parlamentit.

Pas zgjedhjeve të fundit dhe pas tre mandateve të ndara, asnjë parti në Bullgari nuk arriti të sigurojë shumicën për formimin e Qeverisë.

Presidenti bullgar, Rumen Radev, sic percjell KlanM, njoftoi se më 3 Shkurt do të miratojë dekretin për shpërbërjen e Kuvendit dhe caktimin e zgjedhjeve parlamentare për më 2 Prill.

TI RAPORTON!

You may also like