“Parkingu është për 800 vetura, çdo ditë ka mbi 2.000 vetura”, Sali paralajmëron zgjidhje për parkingun në Qendrën Klinike në Shkup

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Duke e ditur realisht se kapaciteti hapësinor këtu është për 800 vetura, realisht ne shohim se brenda një momenti ne mund të të gjejmë rreth 2.000 vetura në QUK, që është tejkalim i limitit për 300%, kështu ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali tha se është i vetëdijshëm më rrëmujën me parkingun në Qendrën Klinike Universitare në Shkup, përcjell TV21.

Sali tha se së shpejti do të promovojnë zgjidhje, që pritet të reduktojë numrin e veturave në këtë hapësirë.

“Lidhur me parkingjet së shpejti do të kemi një promovim të ri lidhur me fletlëshimet të cilët pacientët i marrin në repartet e ndryshme ose në klinike të ndryshme të Qendrës Universitare Klinike, por për ato ndryshime do të kemi një promovim ku do të jeni të ftuar, që besojmë që do ta reduktojmë nevojën për prezencë të pacientëve ose familjarëve të tyre në QUK”, tha ai.

You may also like