PARIS – UNESCO: Të paktën 53 objekte kulturore të shkatërruara në Ukrainë

by admin
Spread the love

PARIS, 1 prill /ATSH-DPA/- Të paktën 53 objekte kulturore janë dëmtuar ose shkatërruar pjesërisht që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës, sipas UNESCO-s.

“Mes tyre ishin 29 kisha, 16 ndërtesa historike, katër muze dhe katër monumente”, njoftoi sot në Paris zëvendësdrejtori i Përgjithshëm për Kulturën në UNESCO, Ernesto Ottone Ramirez.

Kharkiv në veri-lindje të vendit është një nga zonat e Ukrainës më të prekura.

“Ndër të tjera, Memoriali i Holokaustit, Teatri Shtetëror i Operas dhe Baletit dhe Muzeu i Artit janë goditur nga bombardimet ruse”, tha Ottone Ramirez. Kharkiv është qyteti i dytë më i madh në Ukrainë.

Kievi është nën kërcënim, por nuk ka ende asnjë provë për dëmtimin e shtatë objekteve të trashëgimisë botërore të UNESCO-s, të cilat përfshijnë Katedralen e Shën Sofisë dhe Manastirin e Shpellës.

Chernihiv është një nga qytetet më të vjetra në Ukrainë me kisha dhe manastire të shumta që datojnë në shekullin e X-të deri në shekullin e IX-të. Midis tyre është Kisha e Shën Katerinës, e cila është perfshire në listën e UNESCO-s me mbi 50 ndërtesa të shkatërruara dhe të dëmtuara.

Që nga fillimi i sulmit rus ndaj Ukrainës, UNESCO dhe institucione të tjera kulturore ndërkombëtare kanë nisur disa iniciativa për të mbrojtur objektet dhe pasuritë kulturore, duke përfshirë ngritjen e një sistemi monitorimi satelitor për vendet dhe monumentet e rëndësishme të Ukrainës. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like