PARIS – Macron: Të fillojnë pa vonesë negociatat azero-armene të paqes

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

PARIS, 27 shtator /ATSH-AA/ – Presidenti francez, Emmanuel Macron zhvilloi sot një takim me kryeministrin e Armenisë, Nikol Pashinyan, në Paris, dhe në një deklaratë të përbashkët për shtyp, Macron bëri thirrje për fillimin pa vonesë të negociatave për paqe të përhershme mes Armenisë dhe Azerbajxhanit.

“Ditët e fundit, së bashku me kryeministrin e Armenisë, Nikol Pashinyan kemi zhvilluar disa biseda telefonike. Gjithashtu, ka shumë çështje të tjera që duhet të trajtohen vetëm përmes rrugës së negociatave”, tha Macron.

Macron theksoi se situata në terren po bëhej gjithnjë e më kritike.

Presidenti francez mbrojti idenë e tij se territoret armene ishin vendosur në objektiv dhe se infrastruktura civile ishte shkatërruar.

Presidenti francez, Macron tha se gjatë një bisede telefonike me presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev kishte prekur çështjen e kufijve mes Azerbajxhanit dhe Armenisë, e cila do të diskutohej me Bashkimin Evropian dhe vendet e tjera përkatëse për të siguruar paqe të përhershme.

Macron tha gjithashtu se kishte diskutuar çështjen e normalizimit të marrëdhënieve mes Armenisë dhe Turqisë.

Ai shtoi se hapat për normalizimin e marrëdhënieve mes këtyre dy vendeve ishin të rëndësishme për paqen e rajonit./ /a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like