Paris Hilton shijon muajin e mjaltit me bashkëshortin

by admin
Spread the love

Paris Hilton dhe Carter Reum shijuan shoqërinë e njëri-tjetrit dhe momente romantike gjatë muajit të tyre të mjaltit në Paqësorin Jugor.

40-vjeçarja dhe bashkëshorti i saj, gjithashtu 40 vjeç, dukej se nuk po përjetonin asgjë tjetër veç lumturisë martesore, ndërsa bënin shëtitje me varkë në ujërat blu kristal dhe notonin së bashku.

Çifti i lumtur duket se nuk mund të ndaheshin nga njëri-tjetri, pasi u panë duke u përqafuar teksa notonin në oqean.
Hilton ishte e veshur me bikini të zeza me një pjesë të sipërme që binte në sy, ndërsa kalonte kohë me bashkëshortin e saj. Ylli televiziv kombinoi pamjen me një palë syze dielli teksa shijonte ajrin e pastër bregdetar.

Hilton dhe Reum filluan të takoheshin në vitin 2019, megjithëse ata e njihnin njëri-tjetrin si miq prej vitesh para fillimit të lidhjes së tyre.

Paris ndërkohë filloi romancën me Reum, ndërsa e bën publike lidhjen në janar të vitin të kaluar.

Dyshja kurorizuan dashurinë e tyre me martesë në fillimi të këtij muaji, në një ceremoni në Santa Monica me shumë yje të ftuar si Kim Kardashian dhe Bebe Rexha.


You may also like