PARIS – Francë-Kamerun bashkëpunim në luftën kundër terrorizmit

by admin
Spread the love

PARIS, 26 korrik /ATSH-DPA/- Franca dhe Republika e Kamerunit kanë planifikuar te bashkëpunojnë më ngushtë për të luftuar terrorizmin në pellgun e Liqenit të Çadit, njoftoi sot presidenti francez Emmanuel Macron pas bisedimeve me homologun e tij, Paul Biya në Yaoundé.

“Të dy vendet po planifikojnë të zgjerojnë bashkëpunimin e tyre për sigurinë dhe mbrojtjen”, tha Macron, pas një kërkese nga Republika e Kamerunit.

Pellgu është i përqendruar në liqenin e Çadit dhe përfshin Kamerunin, plus shtatë vende të tjera.

Lideri francez tha gjithashtu se ndikimi i Rusisë në vendet afrikane ishte një shkak për shqetësim, veçanërisht për vetë kontinentin e Afrikës, ku Moska po përhap dezinformata të konsiderueshme.

Grupi  “Wagner” i Rusisë, një rrjet mercenarësh, është gjithashtu aktiv në rajon”, tha Mcron duke shtuar se ngjarjet në Mali dhe Republikën e Afrikës Qendrore janë shumë shqetësuese.

Ai tha se prania e milicisë nuk ishte një rast bashkëpunimi në kuptimin e saj tradicional, por se Moska po përdorte “Wagner” për të mbështetur fuqitë më të dobëta politike dhe junta të paligjshme, duke i siguruar ata në këmbim të lëndëve të para dhe ndikimit rus.

Deklarata e Macron erdhi gjatë një vizite në Afrikën Perëndimore, me ndalesa të tjera të planifikuara në Benin dhe Guinea-Bissau.

Axhenda e tij përfshin gjithashtu situatën aktuale të sigurisë ushqimore, mes frikës së një krize urie të afërt e përkeqësuar nga lufta në Ukrainë.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like