PARIS – Franca i dorëzon Ukrainës edhe 12 obusa të tjerë “Cezar”.

by admin
Spread the love

PARIS, 31 janar /ATSH-DPA/ – Franca po furnizon Ukrainën me 12 obusa të tjerë “Cezar”, njoftoi ministri i Mbrojtjes Sebastien Lecornu gjatë një vizite në Paris me homologun e tij ukrainas Oleksii Reznikov.

Franca ka dorëzuar tashmë 18 prej këtyre obuseve në Ukrainë”, theksoi Lecornu.

”Ukraina do të marrë gjithashtu një sistem radari të vëzhgimit ajror GM 200 nga Franca, si dhe furnizime me karburant. Parisi do të garantojë gjithashtu trajnimin e 2 000 ushtarëve ukrainas në Francë deri në verë”, theksoi ministri.

Më tej, ai njoftoi se ”150 ushtarë francezë do të shkojnë në Poloni për të trajnuar 600 luftëtarë ukrainas, së bashku me ushtarët polakë”.

Ministri francez i Mbrojtjes nuk tha asgjë për një dorëzim të mundshëm të tankeve apo avionëve luftarakë nga Franca.

Ai iu referua dorëzimit të paralajmëruar më parë të automjeteve të zbulimit të blinduar francezë AMX-10 RC. Ka spekulime për dorëzimin e avionit luftarak Mirage 2000.   /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Artikulli paraprakUrgjenca e re e spitalit të Vlorës, gati para sezonit turistik

You may also like