Parimet që mund t’i mësoni nga “Netflix” për kulturën e kompanisë suaj

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Pothuajse çdo kompani teknologjike e suksesshme ka një kulturë të fortë, një artikulim të vërtetë se si punojnë së bashku punonjësit. Është pothuajse e pamundur të ketë sukses pa një kulturë të tillë. Por kjo nuk do të thotë se ata kanë një kulturë të mirë. Thjesht pyesni Reed Hastings.

Para se të drejtonte Netflix në dominimin global, ai bashkë-themeloi një kompani software-ike që u rrit nga garazhi në IPO, por në fund nuk mundi të zhvillohej. Si drejtor i software-it Pure, Reed kishte ndërtuar një organizatë për të cilën nuk dëshironte të punonte. Shitja e organizatës ishte një lehtësim dhe ai premtoi se do të ishte shumë më i kujdesshëm për kulturën në kompaninë e tij të ardhshme.

Në podcastin e Masters of Scale, Reed u bashkua për të folur për mënyrën se si e formoi kulturën në Netflix dhe përse ai besonte se kjo ishte forca kryesore që e lejoi atë të zhvendosej nga marrja me qera e DVD-ve të filmave në ofruesin kryesor të televizionit në internet, duke llogaritur mbi 1/3 e të gjithë trafikut të internetit në SHBA.

Kultura e ndjekur nga kompania Netflix i sheh punonjësit dhe veten jo si një familje, por si një skuadër futbolli, e cila po jep një performancë të lartë. Këtë nuk mund ta vejë re kushdo dhe pikërisht këtu qëndron çelësi. Nëse ju mund ta mbroni kulturën tuaj të organizatës dhe ta mbani atë larg të tjerëve duke patur grupe të diversifikuar punonjësish do të keni një formulë magjike.

Përveç kësaj, rregulli kryesor që kompania ndjek është që çdo punonjës e pyet veten se çfarë është më e mira për kompaninë kur merr një vendim, pa patur një rregullore të shkruar që duhet ta ndjekë. Për shembull, Netflix nuk ka një kohë të përcaktuar se kur punonjësit mund të marrin pushimet, pasi kompania i lejon ata t’i marrin ato në periudhën që ata duan., duke mbajtur një lidhje të fortë dhe të qëndrueshme me kompaninë.

Si gjithmonë, Business Magazine do të donte të dëgjonte mendimet dhe reagimet tuaja për këtë artikull. Cilat janë parimet e kulturës së kompanisë suaj dhe si ua përcillni ato të tjerëve? Ju ftojmë të na shkruani në blogun tonë.

You may also like