Paratë amerikane tundojnë UEFA-n, finalja e Champions League drejt SHBA

by admin
Spread the love

Ishte folur edhe më parë, por tashmë janë spanjollët e “AS” ata që rihedhin në treg lajmin: finalja e Champions League në një të ardhme të afërt mund të zhvillohet në Amerikë.

Promotorët amerikanë kanë parë potencialin e një eventi kaq të rëndësishëm në nivel planetar, me të gjitha rrjedhojat publicitare dhe të ardhurat nga e drejta televizive. Ideja erdhi pas suksesit të “Kupës së Kampioneve”, turneut që vë përballë skuadrat e MLS, kampionatit të Amerikës së Veriut dhe ato të ligës meksikane.

Sipas “As”, nuk ka treg komercial dhe televiziv që mund të krahasohet me atë amerikan. Të gjitha turnetë e mëdha futbollistike duan që të jenë pjesë. Çdo vit rriten finalet dhe turnetë e rëndësishëm që zhvillohen në SHBA.

Por mungon ajo më e rëndësishmja Champions League e futbollit. Ndeshja më e rëndësishme e futbollit europian nuk është zhvilluar asnjëherë larg kontinentit të vjetër. Mundësia për tu transferuar përtej oqeanit shihet me sy të mira nga UEFA, që do të përhapë tregun e saj. / Oversport.tv

Foto: UEFA Champions League, Twitter

You may also like