Parashikimi i motit, sot temperaturat deri në 20 gradë celsius, nesër reshje

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Sipas MeteoAlb: Deri në orët e mesditës dhe pasdites vendi ynë do të jetë në dominimin e kthjellimeve në ultësirën perëndimore dhe vranësirave të lehta në zonat malore. POR në orët në vijim vranësirat do të shtohen në të gjithë territorin tonë, duke bërë që gjatë natës vonë të kemi dhe prezencë të reshjeve në zonat Veriore të Shqipërisë.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes dhe në mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 2°C deri në 20°C.

Era do fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 – 4 ballë.

Rajoni dhe Europa

Gadishulli skandinav dhe pjesa me e madhe e Europës Jugore PARAQITEN në dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike. Ndërsa pjesa tjetër e kontinentit do të jetë në ndikimin e vranësirave të shpeshta të cilat do të sjellin reshje shiu në Europën Qëndrore dhe në Britanin e Madhe. Ndërsa reshje në formë dëbore do të ketë në Lindje të kontinentit.

Kosova

Republika e Kosovës do të jetë në dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike përgjatë gjithë ditës, KU kthjellimet do të jenë më të dukshme në orët e para të ditës. Ndërsa gjatë pasdites dhe mbrëmjes vranësirat përkohësisht do të shtohen, POR nuk do të sjellin reshje në vend.

Maqedonia e Veriut

Vlerat e larta barike që kanë mbërthyer territorin e MV do të sjellin mbizotërim të kthjellimeve në një pjesë të mirë të vendit gjatë paraditës, ndërsa vranësirat do të jenë më të dukshme në zonat Lindore. POR në orët në vijim parashikohet që vranësirat kalimtare të shfaqn në të gjithë MV.

You may also like