Parashikimi i motit për sot: Java nis me ulje temperaturash dhe vranësira, ja ç’pritet në orët në vijim

by admin
Spread the love

Orët e para të ditës parashikohet të jenë me kthjellime dhe kalime të pakta të vranësirave, ku më të dukshme këto do të jenë në zonat malore.

Por pas mesdite pritet shtim gradual i vranësirave në vend, të cilat do të krijojnë mundësi për momente të pakta me pika shiu në zonat veriore.

Ndërsa pjesa tjetër e territorit do të vijoj me mot të qëndrueshëm.

Sipas MeteoAlb temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por do të rriten lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 7°C deri në 26°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h kryesisht nga drejtimi verilindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.

You may also like