Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se nesër do të mbajë mot i vranët dhe me intervale të shkurta me diell.
Në njoftim bëhet e ditur se vranësirat mund të sjellin edhe riga të dobëta shiu dhe se temperaturat do të pësojnë rënie, përcjell Klankosova.tv.
“Mot i vranët dhe me intervale të shkurta me diell. Vranësirat vende-vende mund të sjellin riga të dobëta dhe të izoluara shiu. Temperaturat do të biejnë në vlera njëshifrore”, thuhet tutje në njoftimin e IHKM-së.
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.