Parashikimi i motit për fundjavën e parë të muajit tetor

by admin
Spread the love

Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga periferia e presionit të lartë atmosferik e pozocionuar në Europën lindore duke kushtëzuar stabilitet të motit në vendin tonë.

E shtunë, 2 tetor 2021

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare. Era do të jetë me drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi deri në 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5 deri në 1.0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.

Temperaturat:

Zona malore      10/19°C
Zona e ulët         11/27°C
Zona bregdetare  15/26 °C

Kosova, e shtunë, 2 tetor 2021

Moti do të jetë me diell dhe mejgull në mëngjes . Era do të jetë me drejtim Veri- Lindje 6 m/sek. Temperaturat në ekstremet e tyre do të luhaten 4°C në mëngjes ndërsa në mesditë deri në 21°C .

E diel, 3 tetor 2021

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira deri mesatare. Era do të jetë me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi deri në 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5 deri në 1.0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rritje të lehta.

Temperaturat:

Zona malore      8/24°C
Zona e ulët         11/29°C
Zona bregdetare  15/28 °C

You may also like