Parashikimi i motit 5 nëntor 2022, reshje shiu thuajse në të gjithë vendin dhe ulje temperaturash

by admin
Spread the love

Rajoni dhe Europa

Europa Veriore dhe Qëndrore, do të jenë nën ndikimin e vranësirave të shumta, të cilat do të gjenerojnë reshje shiu të shoqëruara me mini stuhi ere.

Po ashtu, pjesa më e madhe e Europës Jugore do të përfshihet nga një sistem i dendur vranësirash, i cili do të sjelli rrebeshe shiu.

Ndërsa në mbizotërimin e motit të qëndrueshëm paraqitet Europa Jugperëndimore, Brigjet e detit të Zi dhe Lindja e kontinentit.

Kosova

Territori i Kosovës do të përfshihet nga një sistem i dendur vranësirash gjatë ditës së shtunë, ku dhe do të ketë reshje të konsiderueshme në vend.

Pritet që reshjet të jenë në zona të izoluara me intensitet të lartë dhe mesatar.

Më të dukshme shirat parashikohet të jenë në zonat Perëndimore dhe Veriore.

Maqedonia e Veriut

Vranësirat e dendura do të mbizotërojnë të gjithë vendin, duke sjellë reshje shiu në të gjithë territorine MV.

Parashikohet që reshjet të jenë me intensitet deri mesatar herë pas here, ku më të dukshme reshjet do të jenë përgjatë kufirit me territorin Shqiptar.

Shqipëria

Sipas MeteoAlb, territori Shqiptar përgjatë gjithë ditës do të jetë në dominimin e vranësirave të shumta në pothuajse gjithë ditën.

Parashikohet që vranësirat të zhvillohen, duke sjellë shira intensivë në të gjithë vendin, ku më të fokusuara do të jenë në zonat Veriore dhe Jugore.

Ndërsa zonat Lindore do të kenë më pak reshje.

Temperaturat e ajrit do të ulen ndjeshëm në mëngjes dhe në mesditë, duke luhatur vlerat ditore nga 4°C deri në 22°C.

Era do të fryjë e mesatare dhe e fortë me shpejtësi 65 km/h nga drejtimi Jugor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 5 ballë.

You may also like