Paraqitej si zyrtar i lartë nga zyra e kryeministrit, arrestohet indiani për mashtrim

by admin
Spread the love

Policia indiane ka arrestuar një burrë që u paraqit si një zyrtar i lartë nga zyra e kryeministrit Narendra Modi.

Kiran Patel ishte në një vizitë në luginën e Kashmirit më 2 Mars kur u arrestua nga zyrtarët e sigurisë, raportoi Press Trust of India (PTI).  Policia e ka akuzuar për mashtrim, imitim dhe falsifikim. Një ankesë në polici e paraqitur kundër tij thotë se Patel po përpiqej të siguronte “përfitime monetare” dhe “materiale”.

Arrestimi i Patelit doli në dritë të enjten kur ai u paraqit në gjykatë. Ai ka një llogari të verifikuar në Tëitter dhe fotot e shpërndarja aty dhe në Instagram tregojnë se ai ka qenë në vizita të ndryshme zyrtare në Kashmir i rrethuar nga roje paraushtarake.

Sipas PTI, në një vizitë, Patel pretendoi se ishte kërkuar nga qeveria të identifikonte blerësit për pemishte mollësh në Kashmirin jugor.

Në një vizitë tjetër, ai udhëtoi në destinacionin e njohur të skijimit Gulmarg dhe pretendoi se qeveria i kishte kërkuar që të shqyrtonte përmirësimin e objekteve hoteliere në zonë.

Raportet thonë se Patel iu dha niveli më i lartë i sigurisë, udhëtoi me një makinë antiplumb dhe qëndroi në akomodimin zyrtar në një hotel me pesë yje gjatë vizitave të tij. Dokumentet e gjykatës zbulojnë se zyrtarët e sigurisë gjetën karta identiteti të falsifikuara në zotërim të tij.


Top Channel

You may also like