Parandalohet ‘sulmi terrorist’ kundër udhëheqësve ukrainas

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Nga një njoftim i fundit mësohet që nga Ukraina të jenë shprehur se policia ukrainase parandaloi një sulm terrorist kundër udhëheqjes së vendit.

Zëvendësministri i parë i Brendshëm i Ukrainës, Yevhen Yenin, tha se sulmi u ndalua për shkak të “informacionit që po marrim nga burimet tona operacionale”, sipas agjencisë së lajmeve Interfax-Ukraine.

Sipas Yenin, popullsia civile e Ukrainës po ndihmon policinë në kryerjen e operacioneve kundër sabotazhit.

Ai tha se nuk mund të jepte ndonjë informacion të mëtejshëm, por se do të ishte e mundur të jepeshin më shumë detaje “pas fitores” në luftën me Rusinë.

©Rruga Press

You may also like