Harresa e nxënësve shqiptarë të Çashkës, të cilët ende nuk kanë paralele shqipe, ka qenë temë e debatuar në seancën për pyetje deputetësh në Kuvend, transmeton TV21.
Deputeti i ASh-së, Halil Snopçe pyeti ministrin e Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri se pse nuk ia merr ingerencat në arsim kryetarit të Çashkës?
“Kryetari e bllokon dhe nuk lejon hapjen e paraleles. Pse ju nuk ia merrni ingerencat kryetarit që këto fëmijë të mësojnë në gjuhën amtare”, tha Snopçe.