Paralajmërimi i kryeministrit Rama për dërgimin e dy satelitëve në hapësirë, Mentor Kikia del me reagimin e fortë dhe ngre shqetësimin e madh (FOTO)

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Analisti Mentor Kikia ka dalë me deklaratë të fortë në rrjetet sociale pas reagimeve që kanë shpërthyer pasi kryeministri Rama tha dje në Kuvend se Shqipëria do të nisë në hapësirë dy satelitë.

Postimi i plotë:

“Në ndihmë të satelitëve të Ramës por monitorimin e territorit

Ndërsa opozita është përfshirë në një proces që, ose do e nxjerrë në dritë, ose do ta zhysë fare duke e bërë një kujtim historik, Edi Rama po luan balet. Ose e thënë më troç, po tall….

Megjithatë, idenë e satelitëve për monitorimin e territorit do të doja ta merrja seriozisht. Pra, satelitët do të monitorojnë territorin, për të zbuluar dëmtimet, ndërtimet, shkatërrimet në bregdet, në lumenj, në pyje…

Por a është ky problemi me menaxhimin e territorit? Pra, ne vuajmë nga mosidentifikimi i shkatërruesve?

Unë them jo. Përkundrazi, ne kemi aq shumë informacion mbi shkatërrimin e vendit, por problemi është se nuk ndërhyhet për ta ndaluar.

Psh:

Fotot e para i kam bërë vetë, në një degë të lumit Erzen në Tiranë. Një HEC, në mes të verës, e ka tharë tërëissht shtratin e lumit, duke ia devijaur rrjedhën. Ligji thotë se jo i gjithë uji i lumit shfrytëzohet dhe mbi të gjitha, ne verë, HEC-i mbyllet. As njëra, as tjetra.

Foto e dyta janë nga Lumi Mat. Edhe pse ka një vendim për kohën dhe masën e shfrytëzimit të lumejve, këtu një kompani që fiton çdo tender rruge, ure, porti, aeroporti, (me shprese edhe satelitore tani) ka të drejta universale. Ia ka nxjerrë brinjët lumit.

Nëse satelitet duhen për këto punë, nuk ka nevojë, mjafton të kesh dëshirën ti ndalosh barbarët që janë në mes të ditës, në mes të sheshit.”-shkruan Kikia.

You may also like