Paralajmërimi i fortë i Sali Berishës: Rama nuk do e gëzojë mandatin, po të bënte Basha atë që i thashë unë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Nga Peshkopia, aty ku po mban ‘Foltoren’ e radhës, Sali Berisha ka deklaruar se kur ODIHR tha ‘parti-shtet’, mjaftonte për të rrëzuar zgjedhjet. Berish tha se Rama nuk do t’i gëzojë këto zgjedhje.

“Edi Rama me 26 prill përdori 130 milionë euro para të thata duke shpërndarë në zonat e tërmetit, me dokumenta të thesarit të shtetit. Përdori 990 mijë dokumente personale të qytetarëve në sistemin antikushtetues të dhëna personale me patronazhistët. Përdori bandat dhe paratë e drogës për të blerë vota. Çdo kryetar i lirë absolutisht mbushte sheshin të nesërmen. Ose përmbyste zgjedhjet ose nuk lëvizte njeri nga sheshi. Doli bëri një deklaratë pa sens ‘fituam’ a se ç’tha dhe u zhduk një javë. E thirra dhe i them duhet të bëhen përpjekje të jashtëzakonshme që të vendosen sanksione ndërkombëtare për Edi Ramën. Po më tha.

I tregova shembull terrorin me patronazhistët. Po nuk ka njeri në botë që më bën mua të mos mbroj interesat tuaja. Thuaj ç’të duash ti, nuk iki nga sheshi. Motra nuk voton vëllain se i filmojnë dhe i heqin nga puna. Po po tha. Por ishte tradhti e madhe e tij. Nuk nxori asnjeri në shesh. ODIHR tha ‘parti-shtet’. Mjafton kjo për të rrëzuar zgjedhjet. Por përse t’i rrëzojnë ata kur t’i merresh me zgjedhjet tuaja. Ja them Edi Ramës këtu para jush, nuk do t’i gëzosh këto zgjedhje. Jo. Paratë që shpërndave 130 milionë do paguash sa frengu pulën dhe zgjedhjet nuk t’i njohim. Bëj sa të duash marrëveshje me Bashën”, tha Berisha.

You may also like