Paralajmërimi i BE, Shehaj: Shitja e pasaportës shqiptare nga Rama cënon sigurinë kombëtare dhe vizat

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Deputeti i PD-së Agron Shehaj ka reaguar pas paralajmërimit të BE-së për nismën e qeverisë së Edi Ramës, për të shitur pasaportën shqiptare ndaj qytetarëve të huaj.

Shehaj ka theksuar se kjo nismë është e rrezikshme për sigurinë kombëtare dhe mund të rrezikojë bllokimin e lëvizjes së lirë të shqiptarëve në Shengen.

‘Shitja e pasaportës shqiptare është një nismë e rrezikshme për sigurinë kombëtare, e cila mund të përdoret si kanal pastrimi parash dhe siç e thotë BE mund të rrezikojë bllokimin e lëvizjes së lirë të shqiptarëve në Shengen’, shkruan Shehaj në Facebook.

You may also like