Paralajmërimet për shtrenjtim të derivateve, ja çka thonë ekspertët

by admin
Spread the love

Çmimi për një litër naftë në Kosovë sillet nga 1.25 deri në 1.34 cent kurse i benzinës nga 1.27 deri në 1.35 cent.

Por, gjatë muajit shkurt është paralajmëruar që çmimi i naftës të shkojë deri në 1.60 euro.

Për kryetarin  e Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës Fadil Berjani, ky pritet të jetë refleksion i tregjeve botërore.

Berjani tha për Klankosova.tv se është pritur që çmimi i naftës të stabilizohet nga Organizata Botërore e Tregtisë deri në fund të janarit por kjo nuk ka ndodhur.

“Çmimi është i lartë për qytetarët duke pasur parasysh se në çfarë gjendje ekonomike janë”.

“Sipas njoftimeve që kemi pasur nga organizata OPEC, është dashur që në fund të janarit të ketë stabilizim të çmimeve, por kjo nuk ndodhi. E kemi rastin Ukrainë-Rusi dhe edhe kjo e ka tensionuar dhe ka dhënë shtytje që të rriten çmimet e derivateve. Kemi rritje të derivateve çdo ditë, brenda 24 orëve 25 euro në ton. Nuk pritet që për një kohë të stabilizohet. Kjo rritje do të vazhdojë”.

Njohësi i çështjeve ekonomike Jakup Bellaqa konsideron se rritja e çmimeve të derivateve e rëndon xhepin e qytetarëve.

Bellaqa tha për Klankosova.tv se kjo rritje ndikon edhe në artikujt e shportës elementare sepse sipas tij këto artikuj importohen nga jashtë.

“Ngritja e çmimit sipas paralajmërimeve se do te shkojë deri në 1.60 për liter, kjo për xhepin e qytetarit është e papërballueshme dhe ndikon direkt negativisht edhe në rrjedhat dhe proceset e tjera ekonomike sepse rritet kostoja e transportit multimodal që e përkeqëson jo veq jetën e ekonomive familiare por edhe sektorin privat, dhe strukturen ekonomike të lëmive tjera si prodhuese, tregtare, sherbyese”.

“Gjithashtu ndikon edhe në rritjen e çmimeve të artikujve të shportës së produkteve elementare, sepse kur dihet se këto produkte importohen nga jashtë Kosovës, dhe do të rritet kostoja e transportit, por duhet të shtohet në perspektivë se për t’u frenuar çmimet e derivative shteti do te duhej në ditëve në vijim që ta themelon një rregullator për rregullimin dhe monitorim të çmimeve të derivative, ku nuk do te lejoheshin që të ketë çmime diskriminuese dhe jo konkuruese dhe të jenë çmime konkurruese dhe sipas rajonit”.

Ndërkaq në Shqipëri çmimi për një litër naftë arrin deri në 1.52 euro, ndërsa benzina kap shifrën prej 1.54 euro.

 

You may also like