Paralajmërim kundër importit të mundshëm të mbeturinave për djegie – Shqip

by admin
Spread the love

“ZELEN HUMAN GRAD”: DJEGIA E MBETURINAVE ËSHTË RREZIK SHTESË PËR SHËNDETIN

Iniciativa qytetare “Zelen Human Grad” paralajmëron se industria bën përpjekje që në vend të mundësohet importi i mbeturinave për djegie, edhe atë në periudhë kur Maqedonia e Veriut është në krye të listës së ndotjes së ajrit në korniza evropiane. Për momentin lejohet importi i mbeturinave që në mënyrë të sigurtë mund të kthehen në lëndë të para.

Industria për djegien e mbeturinave angazhohet për kthimin e lejes për import të mbeturinave dhe djegien e sasive edhe më të mëdha, paralajmërojnë aktivistë të asociacionit “Zelen Human Grad”.

“Ruajtja e mbeturinave është proces i dëmshëm, ndotës dhe joefikas, i cili i robëron qytetet në rrugë pa zgjidhje, duke i minuar përpjekjet për uljen e krijimit të mbeturinave ose rritjen e shkallës së riciklimit. Ky është proces me rrezik të lartë për shëndetin e njeriut” 

Organizata thekson se edhe vendet ku sistem i këtillë funksionon, por veprojnë edhe institucionet për kontroll, kanë problem me mbetjet nga procesi i djegies, sepse mendohet se gazrat e emetuara vazhdojnë të përmbajnë toksina të rrezikshme për njerëzit. Për këtë arsye, në vend të importit nga “Zelen Human Grad” sugjerojnë eksport të mbeturinave tashmë të grumbulluara, por edhe propozime të tjera.

“-Investime në bio-kompostim, hudhja e plastikës për një përdorim

-Riciklim dhe edukim, pastrim i ujërave të zeza

-Subvencione për sisteme fotovoltaike, heqja e monopolit të EVN-së”

Për momentin në Maqedoninë e Veriut është i ndaluar importi i mbeturinave për deponim dhe shkatërrim, si dhe importi i mbeturinave që përmban komponente të rrezikshme. Lejohet importi i mbeturinave që mund të përpunohen në mënyrë të sigurtë dhe të shfrytëzohen si lëndë e parë. Shoqatat ekologjike paralajmërojnë se edhe në buxhetin e miratuar të qytetit të Shkupit nuk ka mjaftueshëm mjete të ndara për luftë kundët ndotjes së ajrit, që këtë dimër sërish u ngrit deri në vlerat maksimale. /KlanMacedonia/

PËRGATITI: BILJANA GEORGIEVSKA

You may also like