Para se të kapnin majat e karrierës disa personazhet më të njohur punonin në ‘fast food’ – Revista Who

by admin
Spread the love

Sot ata janë të famshëm, të suksesshëm dhe shumë të pasur. Por jeta nuk ka qenë gjithmonë fushë me lule për këto personazhe. Përpara se të ishin aktorë, këngëtarë, etj, ata e kanë nisur nga 0, duke punuar si kamarierë apo shërbyes në sektorin e ushqimit të shpejtë.

Lady Gaga – Para se të bëhej një prej këngëtareve më të suksesshme, ajo ishte një kamariere në një mensë në Manhatan.

Brad Pitt – Sot ai është një prej aktorëve më të rëndësishëm të Hollywood-it, por më parë vishej si gjel në një restorant për të argëtuar njerëzit.

Jennifer Aniston –Të flasësh për karrierën e saj është e kotë sepse të gjithë e njohin dhe e pëlqejnë, por ylli i serialit Friends më parë shiste hamburgera.

Eva Mendes – Aktorja latine që në moshën 15-vjeçare ka nisur të punojë në një piceri, ndërsa sot është një prej aktoreve më të njohura.

Madonna – Përpara se të bëhej mbretëresha e muzikës POP, ajo ishte një vajzë e re pa para e cila punonte në një prej filialeve të Dunkin’Donuts në New York.

Sharon Stone – Sot ajo numëron 40 vite karrierë si një prej aktoreve më të njohura të Hollywood, por kur jetonte në Pensilvani, Stone ka punuar në një prej filialeve të McDonald’s në vend.

Barack Obama – Ish-presidenti i SHBA-ve punonte si kamarier në një dyqan akulloresh.

You may also like