“Para meje u hodhën bomba shurdhuese”, Sali Berisha nxjerr prapaskenat e forta: Ja lëvizja e Ramës brenda PD-së

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar zhvillimet e forta brenda PD-së. Ai tregoi se para tij u hodhën bomba shurdhuese.

“8 Janari dëshmoi se ishte një përballje e fuqishme e opozitës me qeverinë. Ne shkuam aty me qëllime paqësore për të hyrë në seli, për të nxjerrë jashtë selisë vrasësit, banditët, pengmarrësit, për të cilët mediat kishin njoftuar dhe ne kishim informacion, dhe për të nxjerrë nga zyra butësisht deputetin Lulzim Basha. Këto të dyja ishin qëllimet. Çfarë gjetëm ne? Edi Rama zbatoi projektin “blind bis” të Kryeministrisë. Rama si manjak pas blindeve, këtu e ka zbatuar edhe më të plotë projektin. Këtu kishte lënë frengji me dyer të blinduara. Ky është projekt i zotit Rama.

Nuk ka kryeministër që pranon që vreasësit dhe trafikantët të qëndrojnë në mes të Tiranës. Ata dispononin të gjitha mjetet që ka policia e ndërhyrjes së shpejt. Ata dispononin pistoletat neuroparalizante, bomba gazi, bomba shurdhuese, e hodhën para meje. Dispononin bomba tymuese, pluhura toksike që përdoren në zjarrfikëse. Aty kishim një njësi paramilitare të përbërë nga vrasës e trafikantë të licensuar nga qeveria”, tha Berisha në Euronews Albania.

You may also like