Paqueta mjafton për Lyon, Betis surprizohet në shtëpi nga Frankfurt

by admin
Spread the love

Janë luajtur dy ndeshjet e para të fazës së 1/8 në Europa League me Eintracht Frankfurt dhe Lyon që arritën fitore shumë të rëndësishme në fushë kundërshtare. Të dyja ekipet hodhën një hap të madh për sa i përket kualifikimit, ndërkohë që do të nisen në avantazhin e një goli në sfidën e kthimit.

Lyon mposhti në transfertë Porton me rezultatin minimal 1-0. Edhe pse të dyja ekipet patën shumë raste, ishin francezët ata që u treguan më të saktë përpara kuadratit.

Ndeshja u vendos nga goli i brazilianit Lucas Paqueta. Mesfushori me tipare sulmuese shënoi në minutën e 59 duke vulosur edhe rezultatin final të këtij takimi. Ndërkohë që Porto pati gjithashtu shumë raste të mira shënimi, por në asnjë rast nuk u treguan të qartë përpara portës.

Në sfidën tjetër, Eintracht Franfurt mposhti Betisin në transfertë me rezultatin e ngushtë 2-1. Ishte Filip Kostic ai që zhbllokoi takimit në minutën e 14. Serbi kërkoi një krosim në zonë, por topi shkoi drejt portës duke surprizuar edhe portierin kundërshtar ku më pas topi u ndal në rrjetë.

Megjithatë, Betis gjeti forcën për të reaguar dhe ia doli të vendoste gjithçka në ekuilibër me anë të Nabil Fekir. Një depërtim i mirë në zonë nga Fekir zhbllokoi pasqyrën për të goditur dhe më pas e ndali topin në cepin e portës.

Vetëm 2 minuta do të qëndronte ndeshja në ekuilibër pasi Kamada kaloi sërish në avantazh gjermanët. Kështu goli i tij vulosi edhe rezultatin final të takimit. Në rastet e tjera, si Betis ashtu edhe Frankfurt nuk ia dolën dot të ndryshonin rezultatin pavarësisht faktit se patën disa raste të arta shënimi, sidomos gjermanët që shpërdoruan edhe një 11-metërsh.

Kështu, Franfurt dhe Lyon shkojnë me avantazhin e një goli në ndeshjen e kthimit, ndërsa një tjetër avantazh për ta do të jetë edhe fakti se do të luajnë në shtëpi. /oversport.tv

EUROPA LEAGUE- 1/8 e finaleve ndeshjet e vajtjes
Porto-Lyon 0-1
Shënues:
Paqueta 59’

Betis-Eintracht Frankfurt 1-2
Shënues:
Fekir 30’ / Kostic 14’, Kamada 32’

Foto: UEFA Europa League Twitter

You may also like