Paqueta me shumë adhurues në Angli, futen në garë edhe kampionët në fuqi

by admin
Spread the love

Man. City i është bashkuar Tottenhamit në garën për shërbimet e Lucas Paqueta. Kampionët e Anglisë mund të humbasin Bernardo Silvën në merkato dhe zëvendësuesi i mesfushorit pritet të jetë Braziliani.

Ylli i Lyon është pothuajse i sigurt që do të largohet në merkaton verore dhe drejtuesit po mundohen të përfitojnë sa më shumë nga ana financiare.
Klubi Francez synon që të përfitoj më shumë se 60 milion euro, për të vendosur një rekord të ri në shitjen e lojtareve për Lyonin.

Shqip shkruan se gjithashtu të interesuar për 24-vjeçari janë edhe Arsenal dhe Newcastle United, por shuma e lartë e transferimin e bënë pothuajse të pamundur kalimin e tij te “topçinjtë” e Londrës.

Tottenham që në janar nisën një ofertë për lojtarin mbi 40 milion euro, por u refuzua nga Lyon. Ndërsa tashmë e ardhmja e Brazilianit lidhet me Man City dhe gjithçka varet nga qëndrimi i Bernardo Silvës në “Etihad Stadium”.

24-vjeçari u transferuar në vitin 2020 te Lyoni pasi mbylli aventurën e tij me Milanin në Seria A. Në Ligue 1 Braziliani ka zhvilluar deri më tashmë 65 paraqitje dhe ka shënuar 18 gola.


Top Channel

You may also like