Papa Françesku ka një falënderim të veçantë për Messin

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Papa Françesku ka falënderuar Lionel Messin, pasi sulmuesi argjentinas ia dhuroi fanellën me nënshkrimin e tij.

Në fanellë e tij të Paris Saint-Germainit, Messi gjithashtu la një shkrim ku thuhej “Me dashuri të madhe”.

Së fundmi, Kryeministri i Francës, Jean Castex, bëri një vizitë zyrtare në Vatikan, ku edhe ia dorëzoi Papa Françeskut dhuratën nga Messi.

Papa falënderoi sulmuesin e PSG-së, duke deklaruar: “I dashur vëlla, faleminderit për fanellën që më dërgove dhe për përkushtimin tënd”.

Kujtojmë se Pap Françesku është argjentinas dhe një tifoz i madh i futbollit gjithashtu.

You may also like